Kategoritë › Produkte të mjekrrës › Beard System
Beard System Black FridayPaguaj 30, merr 60Produkti i ri
Mansera

Beard System

4.6 · 2,317 vlerësime40,000+ porosi të dorëzuara

Pro Roller me 540 maje të flakruara në ar 24 karat dhe serumi MX-2 me roll-on. Qimet e para dalin pas 30 deri 40 ditësh, dhe trashen pas 50 deri 60 ditësh.

Black Friday
Paguaj 30, merr 60
Mbaron për
0d000000
Sasi e limituar me çmimin e Black Friday
Zgjidh setin
29,99€
Porosit tani

Pagesa në dorëzim ose me kartelë. Dërgesa 2€, arrin për 24 deri 48 orë me Posta Beki

Me porosinë pranon kushtet e përdorimit, kushtet e garancionit dhe politikën e privatësisë.

40,000+ porosi
të dorëzuara
Dyqan në
Prishtina Mall
Paguan kur
ta pranosh
CASHVISAMASTERCARDMAESTROPAYPALBANKË

Preferon me mesazh? Na shkruaj në Instagram

Rezultatet e klientëve tanë

Fotot i kanë dërguar vetë klientët, pa filtra. Formula është e njëjta që nga 2022.

Ari Haxhosaj paraAri Haxhosaj pas
ParaPas 3 muajsh
Përshëndetje, desha me ju tregu: mjekra ma kishte do hapësira te faqet, tash i kam mbush pothuajse krejt. Roller-i pak të than ditët e para, po mësohesh. 3 muaj e përdor ditë për ditë.
Ari Haxhosaj Blerje e verifikuar
Firon Ademi paraFiron Ademi pas
ParaPas 3 muajsh
Vlla, e kisha mjekrën vetëm poshtë mjekrës, te faqet hiç. Tash pas 3 muajve po bashkohet. E porosita prap për me vazhdu.
Firon Ademi Blerje e verifikuar
Vatan Musa paraVatan Musa pas
ParaPas 2–3 muajsh
22 vjeç jam edhe gjithë shokët e kishin mjekrën qysh ma herët. Kjo e ka bo punën. Mos prisni mrekulli për 2 javë, po pas 2–3 muajve e sheh.
Vatan Musa Blerje e verifikuar

Rezultatet ndryshojnë nga personi në person dhe varen nga përdorimi i rregullt.

Çka ka brenda setit

Dy pjesë që punojnë bashkë: rolleri e përgatit lëkurën, serumi punon te rrënja e qimes.

Pro Roller

540 maje 0.3 mm, të flakruara në ar 24 karat. Ari nuk ndryshket dhe lahet me ujë. Rolleri e stimulon lëkurën dhe e ndihmon serumin të depërtojë.

MX-2 Beard Serum

Serum me minoxidil që aplikohet me roll-on direkt në mjekërr. Nuk të duhet pipetë dhe serumi nuk mbetet në duar. Falë aplikimit të saktë, është deri në 20% më efektiv.*

Çka ndryshon nga seti i vjetër
Seti i vjetërBeard System
AplikimiMe pipetë, i numëron pikat vetëMe roll-on, me një kalim
SerumiNjë pjesë mbetet në gishtaShkon direkt në lëkurë
Koha3 deri 5 minutaRreth 2 minuta
RolleriRoller i zakonshëmPro Roller me ar 24 karat

*Krahasuar me aplikimin me pipetë, sepse humbet më pak serum. Formula është e njëjta.

Si përdoret

Tre hapa, rreth 2 minuta në ditë.

1

Pastroje fytyrën

Laje me ujë të vakët dhe thaje mirë.

2

Pro Roller

Kaloje lehtë aty ku do të dendësohet mjekrra. Një ditë po, një ditë jo.

3

MX-2 Beard Serum

Kaloje roll-on direkt në mjekërr. Përdoret çdo ditë.

Kur shihen rezultatet

Muaji i parë është më i ngadalti. Shumica e klientëve e shohin ndryshimin në muajin e dytë.

Dita 1–30

Fillimi

Mund të shihen ndryshime të vogla, por jo te të gjithë. Kjo është normale.

Dita 30–40

Qimet e para

Dalin qimet e para. Janë të holla dhe të çelëta.

Dita 50–60

Trashja

Qimet trashen, errësohen dhe fillojnë t'i mbushin hapësirat.

Dita 60+

Vazhdimi

Me përdorim të rregullt qimet e reja forcohen dhe mjekrra mbushet.

Rezultatet ndryshojnë nga personi në person.

Çka thonë klientët

Vlerësime nga blerësit e serumit tonë të mjekrrës. Formula është e njëjta që nga 2022.

4.6
2,317 vlerësime të verifikuara
5 yje1,808
4 yje324
3 yje116
2 yje46
1 yll23

N'muajin e parë s'kisha ndryshim hiç edhe u mërzita. Në javën e 7-të a të 8-të filluan me dalë qimet e holla që ma vonë u trashën. Ia vlen me pasë durim.

Triumf Hoxha Blerje e verifikuar

Bro e kam përdor 2 muaj e gjysë. N'fillim s'po dukej kurgjo edhe desha me e lanë, po n'muajin e tretë filloi me u mbush te faqet. Ende s'është krejt full, po shumë ma mirë se para.

Eduard Beka Blerje e verifikuar

E mora se s'besoja shumë, po pas nja 10 javësh po më del mjekra aty ku ishte bosh. Veç duhet me qenë i rregullt çdo ditë. Do marr edhe një set.

Dion Sopaj Blerje e verifikuar

E kom marrë produktin për mjekër se i kom pas disa pjesë ku nuk më rritej njëjtë. Jam tu e përdor rregullisht edhe tash mjekra po duket shumë ma e plotë. Plus nuk ma len lëkurën yndyrshme.

Arnisi Blerje e verifikuar

Pyetjet e shpeshta

S'e gjete përgjigjen?Na shkruaj në Instagram dhe të përgjigjemi vetë.
A duhet ta rruaj mjekrrën?

Jo me brisk, sepse i dëmton qimet e reja. Shkurtoje vetëm me makinë, të paktën 3 mm.

Sa shpesh përdoret Pro Roller?

Një ditë po, një ditë jo, me lehtësi. Serumi MX-2 përdoret çdo ditë.

Kam shumë pak mjekërr. A më ndihmon?

Po, por duhet ta përdorësh gjithë ciklin pa e ndërprerë. Për këtë rast rekomandojmë setin 90 ditë.

A ka efekte anësore?

MX-2 përmban minoxidil, një përbërës që përdoret prej shumë vitesh. Te disa persona, ditët e para lëkura mund të thahet ose të kruhet pak, dhe kjo kalon. Provoje fillimisht në një zonë të vogël. Nëse ke ndonjë problem me lëkurën, pyet mjekun.

Çka ndodh nëse e ndaloj?

Qimet e reja forcohen vetëm me përdorim të rregullt. Nëse e ndal para se të trashen, mund të bien.

Si paguaj dhe sa zgjat dërgesa?

Paguan në dorëzim ose me kartelë. Në Kosovë porosia arrin për 24 deri 48 orë me Posta Beki dhe dërgesa kushton 2€. Në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut dërgesa kushton 4€.

Vetëm për përdorim të jashtëm, nga 18 vjeç. Rezultatet ndryshojnë nga personi në person.
Lexo deklaratën e plotë

Ky produkt është vetëm për përdorim të jashtëm kozmetik dhe vetëm në zonën e mjekrrës. Rezultatet ndryshojnë nga personi në person, sipas gjenetikës, tipit të lëkurës dhe rregullsisë së përdorimit. Para përdorimit të serumit me minoxidil, bëj një provë në një zonë të vogël të lëkurës. Mos e përdor rollerin mbi lëkurë të irrituar, të dëmtuar ose me infeksion. Pastroje rollerin para dhe pas çdo përdorimi. Qimet e reja në fillim janë të holla. Nëse e ndal përdorimin para se ato të trashen, mund të bien. Nëse serumi bie në sy, shpëlaji menjëherë me shumë ujë. Ky produkt nuk diagnostikon, nuk trajton dhe nuk shëron asnjë sëmundje. Nëse ke ndonjë reagim të pazakontë, ndërpreje përdorimin dhe pyet mjekun. Mbaje larg fëmijëve.

Kategoritë > Produktet me te shitura > Beard System – Black Friday

Beard System – Black Friday

0 vlerësime
Numri i produktit
Brendi Mjekrra
Shitur nga
Transporti
Koha e transportit
29,99€
Blej tani

Detajet e blerjes

Të gjitha detajet e plota të blerjes mund të aksesohen dhe rishikohen me lehtësi këtu.

Transporti

Transporti bëhet përmes Beki, një kompani e njohur logjistike, e specializuar në ofrimin e shërbimeve të transportit globalisht.

Pagesa

Kthimet & Rimbursimet

Kthimet dhe rimbursimet e plota mund të bëhen brenda një dritare 30-ditore

Përshkrimi i produktit

Seti më i avancuar i mjekrrës nga MjekrraStore.

Në 2022 e njohe Beard Growth Kit — seti që i rriti mjekrrën mijëra djemve në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Beard System është pasardhësi i tij: e njëjta përbërje aktive që ka funksionuar, me gjithçka tjetër në nivel tjetër.

Çka ka brenda:

  • Pro Roller — 540 maje të flakruara në ARI 24 karat. Ari s'ndryshket, s'mban bakterie dhe lahet me ujë — më higjienik se çdo roller i zakonshëm. Stimulon lëkurën dhe ia hap rrugën serumit.
  • MX-2 Beard Serum — me minoxidil. Aplikohet me roll-on direkt në mjekërr: pa pipetë, pa i zhytë duart, çdo pikë shkon aty ku duhet. Falë aplikimit preciz — deri në 20% më efektiv.

Rutina jote — 3 hapa, 2 minuta në ditë:

  1. Laje fytyrën me ujë të vakët dhe thaje.
  2. Pro Roller — masazh i lehtë aty ku do ta shpeshtosh mjekrrën.
  3. MX-2 — roll-on direkt në mjekërr. Kaq.

Rezultatet: qimet e para të imta pas 30–40 ditësh përdorimi të rregullt. Pas 50–60 ditësh — më të trasha, më të forta. Rezultatet variojnë nga personi në person.

Seti 60 dhe Seti 90 vijnë me garancion — mbulojnë ciklin e plotë të përdorimit, prandaj qëndrojmë pas tyre.

Dërgesa 24–48h në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Paguan kur ta pranosh.

Mjekrra s'është fat. Është disiplinë.

Deklaratë:

Ky produkt është i destinuar vetëm për përdorim të jashtëm kozmetik dhe ekskluzivisht në zonën e mjekrrës. Nuk rekomandohet përdorimi në pjesë të tjera të trupit.

Rezultatet mund të ndryshojnë nga personi në person, varësisht nga gjenetika, tipi i lëkurës dhe rregullsia e përdorimit. Para përdorimit të serumit me Minoxidil, është e këshillueshme të bëhet një test alergjie në një zonë të vogël të lëkurës.

Mos përdorni dermarollerin mbi lëkurë të irrituar, të dëmtuar apo me infeksione aktive. Rolleri duhet të dezinfektohet para dhe pas çdo përdorimi për të shmangur rrezikun e infeksioneve.

Gjatë procesit të rritjes, qimet fillimisht mund të jenë të holla dhe të padukshme (të quajtura vellus hairs). Nëse përdorimi ndërpritet para se ato të kalojnë në fazën terminale (të trasha, të errëta dhe të qëndrueshme), ekziston rreziku që ato të bien me kohën. Vetëm përdorimi i rregullt dhe i vazhdueshëm ndihmon që qimet të stabilizohen dhe efekti të bëhet i përhershëm.

Në rast se serumi bie në kontakt me sytë, shpëlajeni menjëherë me shumë ujë.
Produktet nuk janë të destinuara për të diagnostikuar, trajtuar apo kuruar ndonjë gjendje mjekësore. Nëse ndjeni ndonjë reagim të pazakontë, ndërpriteni përdorimin dhe konsultohuni me mjek.

Mbajeni jashtë mundësisë së fëmijëve. Vetëm për përdorim nga 18 vjeç e tutje.

Garancia dhe mbështetja

Ju mund të ktheni çdo produkt të ri të blerë nga mjekrra.com nëse produkti është "i dëmtuar pas mbërritjes". Nëse arrin në gjendje të dëmtuar, ose nëse mbetet i pahapur në paketimin e tij origjinal. Ju keni një dritare 30-ditore nga data e blerjes për të kërkuar një rimbursim të plotë.Mjekrra.com rezervon të drejtën të ekzaminojë kthimet "të dëmtuar në mbërritje". Nëse klienti keqinterpreton gjendjen e produktit, mund të vendoset një tarifë prej 15 përqind të çmimit të shitjes së produktit. Çdo produkt i kthyer i dëmtuar për shkak të keqpërdorimit të klientit, i mungesës së pjesëve ose i bërë të pashitshëm nga manipulimi do të pësojë një tarifë rimbushjeje. Masa e tarifës do të bazohet në gjendjen e produktit të kthyer. Mjekrra.com nuk pranon kthime për produkteve përtej 30 ditëve nga marrja e dërgesës. Produktet e reja, të përdorura dhe të rinovuara të blera nga shitësit e Marketplace i përmbahen politikave të kthimit të përcaktuara nga shitësi përkatës.

Para dhe pas

5,601 vlerësime globale

Fotografi nga klientët tanë

Fotografi të mahnitshme para dhe pas nga klientët tanë, ata që na besojnë për të vërejtur ndryshimet që mund të sjellë seti ynë. Në këto pamje, historitë e tyre personale përshkruajnë një udhëtim të thellë drejt pamjes së tyre më të mirë. Këto rezultate epike flasin vetvetiu për fuqinë dhe ndikimin tonë në ndryshimin e sjelljes së mjekrës.

Fotografi nga klientët tanë

Kjo është më shumë se një thjeshtë paraqitje para dhe pas - është një dëshmi e besueshmërisë së setit tonë dhe përkushtimit të klientëve tanë për të arritur përmirësime reale. Në këtë udhëtim drejt një mjekrre më të plotë dhe më të shëndetshme, ne ofrojmë më shumë se një produkt - ofrojmë një përvojë të plotë për ndryshime të ndjeshme.

Fotografi nga klientët tanë

Aventura e rritjes së pamjes së mjekrës suaj fillon këtu, me një set që përfaqëson kujdesin tonë dermatologjik dhe përkushtimin ndaj cilësisë së vërtetë. Nëse jeni gati të shikoni pamjen tuaj të transformuar dhe të përjetoni një mjekrre të shëndetshme dhe tërheqëse, bëhu pjesë e rrugëtimit tonë drejt pamjes së dëshiruar.

Produkte të ngjashme në këtë kategori në Mjekrra